Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje, policët e Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup kanë arrestuar J.I.(28) nga Shkupi.
“Gjatë bastisjes së kryer me urdhër të marrë nga Gjykata Themelore Penale Shkup, në shtëpinë e J.I. në rajonin e Bit Pazarit është gjetur kokainë, dy peshore digjitale dhe katër plumba”, qëndron më tej në njoftim.