Policia posedon një SMS të Mickovskit që mund ta dërgojë në burg? (FOTO)

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, i është lajmëruar një zyrtari policor duke kërkuar që të ndërpritet hetimi lidhur me incizimin ku Mickovski vërehet në një sallë fitnesi gjatë kohës së pandemisë kur të gjitha sallat e fituesit kanë qenë të mbyllura, shkruajnë mediumet maqedonase.
Mirëpo sdk.mk duke u thirrë në burime policore shkruan se përveç paraqitjes telefonike, Mickovski i ka shkruar këtij zyrtari policor edhe një Sms ku kërkon të ndërpritet hetimi.
Sipas incizimit, që në opinion doli më 25 prill, Mickovski në sallë ka qenë bashkë me tre truproje nga MPB, kurse aty vërehen të punësuarit me doreza, që mbahen pas shpalljes së epidemisë, transmeton Gazeta Lajm.
Edhe zëvendës ministrja plotësuese, Slavjanka Petrovska, ka thënë se politikanë po bëjnë presion ndaj policisë. Ajo tha se rasti ende nuk është mbyllur dhe se po bëhen ekspertiza kur është bë incizimi dhe nëse ka pasur urdhër për fshirjen e tij.

Nga ana tjetër ekspertët juridikë anë thënë se për forma të tilla të presionit ndaj policisë, parashihet madje dënim me burg.

“E di se tek ne masa të tilla nuk shqiptohen për politikanët, për shkak se nuk kemi gjyqësi të pavarur, por realisht për një vepër të tillë parashihet dënim i rëndë, e madje edhe burg”, kanë vlerësuar ekspertët për çështje juridike.

Foto që thuhet se dëshmon prezencën e Mickovskit në sallë fitnesi gjatë epidemisë