Policia nxjerr një qytetar nga Tetova i cili kishte ngecur i bllokuar nga bora në malin e Galiçicës


Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 22:30 policia ka marr një thirrje për ndihmë nga 57 vjeçari P.H. nga Tetova, njoftojnë nga MPB.

Sipas njoftimit, për shkak të reshjeve të mëdha të dëborës në malin e Galiçicës, P.H. është bllokuar me makinën e tij “Jeep” me targa të Shqipërisë, në rrugën Otoshev-Shën Naum, në të cilën rrugë ka ndalesë aktive për qarkullim gjatë dimrit.“Zyrtarë policorë nga Vendkalimi Stenje menjëherë kanë dal në terren, pas çka në ora 21:00 në afërsi të vendit të quajtur Qendër Sikijimi – Galiçicë është gjetur vetuar e bllokuar në borë.

Personit P.H. i është dhënë ndihma e parë dhe në mënyrë të sigurte është zhbllokuar dhe dërguar në vend të sigurt në rrugën kryesore”, njoftojnë nga MPB.