Policia nuk arriti të hy në bodrumin e QTQ-së (VIDEO)

Tani për tani për arsye të panjohura, policia është larguar pa hyrë në bodrumin e Qendrës Tregtare të Qytetit, ku u zbulua se po prodhohet kriptovaluta me rrymë të vjedhur.

Pak para hyrjes në ambientet e bodrumit, është vendosur një furgon që ka më shumë se një vit që qëndron në atë vend. Jozyrtarisht, në rast të ndonjë aksioni policor ishte planifikuar që makineritë të futeshin në furgon për të mos u sekuestruar.
Mediat kanë kontakuar me Prokurorinë dhe MPB, por tani për tani nga atje thonë nuk kanë informacion.