Policia nigeriane arreston njerëzit që nuk agjërojnë

Policia islamike në Kano të Nigerisë ka arrestuar 11 myslimanë të cilët janë parë duke ngrënë ushqim gjatë agjërimit në Ramazan.

Kano e ka shumicën e popullsisë myslimane dhe aty krahas sistemit laik vepron edhe Sheriati.

Policia islamike, e njohur si Hisbah, kryen kontrolle në lokale dhe markete çdo vit gjatë Ramazanit, raportoi BBC.

Dhjetë burra e një grua u liruan pasi u futën në një betim se nuk do të prishnin agjërimin.

“Ne nuk i arrestojmë ata që nuk janë myslimanë sepse kjo nuk i shqetëson ata dhe e vetmja herë kur ata mund të jenë fajtorë është kur i gjejmë se kanë gatuar ushqim për t’ua shitur myslimanëve që supozohet të jenë duke agjëruar”, ka thënë zëdhënësi i Hisbahut, Lawal Fagge.

Ata që janë arrestuar janë liruar pasi premtuan se do të fillonin agjërimin.