Policia në Tetovë kontrollon këmbësorët!

Punonjësit policorë të SPB Tetovë, dje (31-janar) nga ora 10 deri në 14 kanë kryer kontroll aksion të intensifikuar ndaj këmbësorëve dhe sjelljes së tyre në komunikacion.

Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht gjithsej 41 shkelje (TE-21 dhe GV-19), ndërsa numri më i madh i shkeljeve (36) ka të bëjë me kalimin e rrugëve jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë (TE-17 dhe GV-19), ndërsa të tjerët nuk kanë respektuar sinjalistikën në komunikacion, gjithashtu gjatë kontrollit janë sanksionuar 4 (TE) lloje të tjera të kundërvajtjeve. Me gjobë prej 30 deri në 50 euro në kundërvlerë në denarë do të gjobiten të gjithë shkelësit që kanë marë urdhërpagesa për kundërvajtje. Qëllimi i këtyre dhe aktiviteteve të tjera të kontrollit është ngritja e vetëdijes dhe kulturës së trafikut të këmbësorëve dhe përmirësimi i sigurisë së tyre. Aq më tepër që vitin e kaluar në rajonin Tetovë-Gostivar pothuajse gjysma e viktimave në aksidente ishin këmbësorë.