Policia në qendër të Shkupit fjaloset me ish-ministrin e Financave, mohon se hoteli është ndërtim pa leje

Policia e vendit sot në qendër të Shkupit ka larguar punëtorët e ndërtimit nga një ndërtesë pasi siç thonë se nuk ka leje për ndërtim.
I pranishëm ishte edhe pronari Boris Stojmenov ish-ministër i Financave i cili u gr*ind edhe me organet e rendit.

Ai tha se hoteli nuk është i paligjshëm dhe akuzoi se i kërkojnë rushfet prej 1 milionë euro në mënyrë që të vazhdojnë punimet.
“Katër vjet me shërbime të paguara gjithçka është paguar, ne nuk mund të ndërtojmë sepse kërkojnë 1 milionë euro rys*hfet. Unë nuk jap rys*hfet” tha Stojmenov.