Policia ndërpret dasmën me 120 të ftuar në Dobërdoll të Gostivarit

Dje (1-nëntor) në orën 18 e 50 minuta në Njësinë e Policisë- Galatë, është raportuar se në një objekt hotelierik në Dobërdoll të Gostivarit, pronë e 33- vjeçarit M.I. nga ky fshat, është organizuar një aheng dasme M.I. (55) nga Vrapçishti i Gostivarit, në të cilën kanë qenë prezent rreth 120 të ftuar. Në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, është kryer inspektim kurse objekti është mbyll. Çështja është duke u zbardhur dhe do të pasaojnë parashtresa adekuate.