Policia ndalon dy veta nga Haraçina, tentuan që të shkelin një polic

Dy banorë të Haraçinës dy netë më parë janë ndaluar nga policia, pasi që siç thuhet kanë tentuar që me makinë ta përplasin një pjesëtar të policisë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, më 19 shtator në ora 22.30 në fshatin Nakushtak të komunës së Likovës, policia ka arritur që të ndaloj dhe të prangosë dy banorë të Haraçinës, 48 dhe 23 vjeç.

Siç thuhet më tej, dy haraçinasit natën e njejtë rreth orës 20:30 në një nga bulevardet e Kumanovës kanë refuzuar ti ndalen policisë dhe se me makinën e tyre kanë tentuar që të përplasin njërin nga pjestarët e policisë, të cilët po kryenin detyrën e tyre.

Pasi që i kanë ikur patrullës policore ata më në fund janë kapur në Nakushtak, ku ndaj tyre më pas janë ndërmarrë masat ligjore.