Gjatë ditës së djeshme, saktësisht rreth orës 12:30, një 16-vjeçar me iniciale E.N. është rrëmbyer në Pejë nën kërcënimin e armës.
Rrëmbimi i tij është bërë nga tre persona të dyshuar, siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme.
Viktima mashkull kosovar ka raportuar se tre të dyshuar meshkuj e kanë marrë me forcë dhe e kanë dërguar në një lokacion tjetër e më pas e kanë rrahur, me ç’rast si pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore për çka ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thotë Policia në raportin 24-orësh.
Sipas pamjeve të siguruara nga Klan Kosova, shihet se tre të dyshuarit dalin nga një makinë, futen në një objekt, dhe më pas dalin duke e shoqëruar viktimën për në makinë, gjithmonë nën kërcënimin e armës së zjarrit.