POLICIA KONTROLLON ME QEN STUDION E ‘OPINIONIT’ PARA SE THAÇI TË HYNTE PËR INTERVISTË

Këtë sezon emisioni ‘Opinion’ ka nisur me dy të ftuar të cilët kanë qenë në qendër të vëmendjes nga ana e mediave për shkak të zhvillimeve që kanë ndodhur.

I ftuari i parë është Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i cili po flet në emisionin ‘Opinion’ për temën më të nxehtë mbarë shqiptare, çështje e kufijtë të Kosovës dhe marrëveshjet me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Në pjesën e dytë është e ftuar gazetarja Klodiana Lala e cila këtë herë në ‘Opinion’ do të flas për sulmin me armë që ju bë disa ditë më parë në shtëpinë e saj.

Edhe ky fillim sezoni ka rezervuar disa prapakuinta tepër interesante.

Nën masa të forta sigurie ka mbërritur në ambientet e TVKlan Presidenti i Kosovës Thaçi. Siç shihet edhe në video është bërë kontrolli i gjithë vendit nga shoqëruesit e tij dhe ai është shoqëruar në dhomën e grimit dhe në studio nga drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu dhe stafi.

Ndiqni më poshtë disa video tepër interesante të të ftuarve dhe stafit të emisionit ‘Opinion’.