Policia konf*iskon mijëra euro dhe vulë për fal*sifikim të parave në Leshnicë të Poshtme (FOTO)

Gjatë ditës së sotme, policët nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë, me urdhër të gjykatës kanë kryer bas*tisje në një shtëpi në Leshnicë të Poshtme.
Gjatë kontrollit, janë konf*iskuar mijëra euro, qindra franga zvicrane dhe vulë për fal*sifikim të parave.

“Sot, më 12 mars 2021, gjatë periudhës prej 10:30 deri në ora 11:20 nëpunësit policorë të SPB Tetovë kanë kryer bas*tisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të B.XH.(44) në fshatin Leshnicë të Poshtme. Gjatë bas*tisjes, janë gjetur dhe konf*iskuar rreth 13 mijë euro në kartëmonedha 50 dhe 20 euro, 250 franga zvicrane, 40 dinarë kuvajtianë, formularë për leje qëndrim në Zvicër, vula mbrojtëse për fal*sifikim parash, letër të fal*sifikuar si dhe dokumente të tjera në bazë të dy*shimit se janë të fal*sifikuara”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e SPB Tetovë.

Shtojnë, se B.XH. është arr*estuar, dhe pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj të njëjtit do të shqiptohet masë adekuate në bazë të nenit 268 dhe 378 të Kodit Pe*nal – “fal*sifikimi i parave” dhe “fal*sifikimi i dokumenteve”.