Policia konfirmon pjesëmarrjen e policit në mesin e huliganëve në Kumanovë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) konfirmon pjesëmarrjen e policit-praktikant F.C bashkë me huliganët tjerë në ngjarjet e 14 nëntorit në Kumanovë, ku u sulmuan dy të rinj shqiptar. Ndaj të njëjtit do të ngritët kallëzim penal. MPB gjithashtu konfirmon se Kontrolli i brendshëm është i informuar dhe po punon për rastin në fjalë./Alsat.mk