Dy taksi voztës nga Kërcova kanë marrë padi penale pasi kanë bartur udhëtarë pa pasur licencë për këtë shërbim.
Sipas informacioneve të MPB-së, policia e Kërcovës ka paditur N.D 35 vjec dhe I.J 65 vjec që të dy nga ky qytet.
Kontrollet e policisë kanë qenë më 14 dhe 20 janar në rrugën Goce Dellcev në Kërcovë, dhe kanë zbuluar se personat në fjalë bartin ilegalisht qytetarë.