Policia kap në Tetovë dhe Gostivar të alkoolizuar në timon!

Fundjavën e kaluar (25/26 shkurt) edhe në zonën e SPB-Tetovë është kryer kontroll aksion – nëse dhe sa nga drejtuesit e mjeteve kanë drejtuar nën ndikimin e alkoolit, në të cilin janë sanksionuar gjithsej 20 drejtues mjetesh (TE-10 dhe GV-10). Të gjithë drejtuesit e mjeteve kundërvajtëse janë përjashtuar menjëherë nga trafiku dhe përgatiten parashtresat e përcaktuara me ligj, kështu që ata do të përballen me gjoba në të holla dhe ndalesë të përkohshme të drejtimit të mjetit nga tre muaj deri në një vit.