Në periudhën prej 22:30 të ditës së djeshme deri në 02:50 të ditës së sotme në Qendrën Sportive “Boris Trajkovski” në Shkup policia ka privuar nga liria 15 persona, dhe atë: Gj.B. (24) nga Serbia, L.K. (18) nga Shkupi, V.A. (38) nga Gjevgjelia, M.Gj. (20) nga Manastiri, B.N. (22) nga Sveti Nikolla, V.H. (23) nga Shkupi, D.T. (23) nga Kosova, A.S. (25) nga Shkupi, L.V. nga Kosova, Gj. D. (18) nga Velesi, K.M. (23) nga Shtipi, M.N. (18) nga Shtipi, S.T. (25) nga Shkupi, V.S. (20) nga Shkupi dhe L.J. (20) nga Shkupi. Gjatë kontrollit tek ta është gjetur dhe konfiskuar marijuhan, materie e bardhë pluhur, më shumë lloje të tabletave dhe paketime me materie të fortë.
Gjithashtu gjatë ditës së djeshme në periudhën prej 21:30 deri në 21:35 në hapësirën e parkingut tek Qendra Sportive “Boris Trajkovski” në Shkup, policia kanë arrestuar edhe dy persona të tjerë, njëri nga Kosova 20 vjeçar dhe tjetri 25 vjeç nga Kumanova. Edhe tek këta dy persona është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë. Gjithë 17 personat janë dërguar në Stacionin policor për procedurë të mëtejme.