Policia ka bastisur depon e donacioneve të familjes Zaev

Policia ndaloi shpërndarjen e pakove humanitare, donacione prej familjes Zaevi për njerëzit e prekur nga kriza e pandemisë. Mbrëmë, njësitë e policisë intervenuese bënë bastisje në ambientet e një ish-objekti hotelierik në Strumicë, ku vullnetarë nga Shoqata “Të gjithë së bashku mundemi” po paketonin pako ushqimesh që duhej të dërgoheshin për familjet në nevojë. Sipas tyre policia po kërkonte dokumente për paketat. Kreu i shoqatës vlerësoi se aksioni ka prapavijë politike.

KY ËSHTË NJË SKENAR I VMRO-DPMNE DHE HRISTIJAN MICKOVSKI, I REALIZUAR NGA MINISTRI NAQE ÇULEV. ATA NA KËRKONIN DOKUMENTE PËR DONACIONET QË ZAKONISHT JANË TEK DONATORËT. KJO ËSHTË E TURPSHME DHE PËR TË ARDHUR KEQ PËR ATË QË BËHET SEPSE BËHET FJALË PËR DONACIONE NGA FAMILJA ZAEVI – THA ALEKSANDAR MARKOSKI, DREJTOR I SHOQATËS.

Por, nga partia e VMRO DPMNE-së thanë se persona të afërt me kreun e LSDM-së, Zoran Zaev mbrëmë kanë punuar deri në mesnatë, duke përgatitur paketat e brenduara nga socialdemokratët, të cilët sipas tyre i shpërndajnë si ndihma për të bërë ryshfet masiv ndaj qytetarëve.

SJELLA SIKUR SHERIFË E FAMILJES ZAEVI, TË CILËT MENDOJNË SE JANË MBI LIGJIN DHE SE POSEDOJNË GJITHKËND DHE GJITHÇKA NË SHTET, ARRITI DERI NË ATË PIKE SA QË EDHE VET VICE ZAEV PERSONALISHT TË SHKOJ NË POLICI PËR T’I KËRCËNUAR POLICINË NË MËNYRË SHERIFE NË PËRPJEKJE PËR TË FSHEHUR SHKELJEN E ORËS POLICORE – U SHPREH DIMÇE ARSOVSKI, ZËDHËNËS I VMRO DPMNE-SË.

Për aksionin në Strumicë ende nuk ka një qëndrim nga Ministria e Brendshme. Bëhet fjalë për disa qindra pako ushqimore që ishin të destinuara për qytetarët në nevojë në Dojran, Radovish, Konçe, Gjevgjeli, Prilep, Kavadar, Negotinë dhe Demir Kapi. Deri më tani, Zaevët përmes kësaj shoqate kanë dhuruar pako në Strumicë dhe Kumanovë gjatë krizës së pandemisë së virusit korona.