Me datë 13.06.2024 në ora 07:45 në SPB Tetovë është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Ilindenska” me rrugën “Kiro Ristoski Drnc” në Tetovë, automjeti motorik i pasagjerëve “Citroen” me targa regjistrimi të Tetovës, i drejtuar nga A.Z. 30 nga Tetova, ka goditur mjetet motorike të parkuara: “Ford” me targa të Tetovës, “Volkswagen Touran” me targa të Tetovës dhe “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës.
– Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi, ndërsa lëndime trupore ka pësuar pasagjeri Lj.A (19) nga Tetova Gajre, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës.
Në vendngjarje ka kontrolluar ekipi i SPB Tetovë.