Policia jep detaje të reja për vrasjen në Kaçanik: “Vritet një 30 vjeçar dhe plagoset një 32 vjeçar”

Policia Rajonale e Ferizajt ka dalë me detaje të reja për vrasjen në Kaçanik, ku humbi jetën një person, ndërsa mbeti i plagosur vëllai i tij.
Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se ka mbetur i vdekur një 30 vjeçar ndërsa ka mbetur i plagosur një 32 vjeçar.

“Policia Rajonale e Ferizajt sot, datë 10.05.2022 në ora 14:00 ka pranuar një informacion së në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit, përballë ”Varrezave të Dëshmorëve” në Kaçanik, nga arma e zjarrit, dy persona kanë pësuar plagë trupore dhe për pasojë në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë personi me inicialet H.B ( M/K) i moshës 30 vjeçar, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa plagë të rënda trupore ka pësuar edhe personi i dytë me inicialet K.B ( M/K) i moshës 32 vjeçar i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare ( QKUK) në Prishtinë. Në lidhje me këtë, policia rajonale e Ferizajt, përkatësisht Sektori Rajonal i Hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti. Policët hetues po grumbullojnë informacione në terren dhe janë në kërkim të të dyshuarve, të kësaj ngjarje”, thuhet në komunikatë.