Policia dha detaje për ngjarjen e sotme në Demir Kapi ku kishte një vrasje dhe një vetëvrasje. Sipas MPB-së, në vendngjarje janë gjetur dy trupa të pajetë.
“Sot në ora 6:50 në Zyrën policore Demir Kapi është raportuar se në shtëpitë e tyre janë gjetur të vdekur B.B (34) dhe M.K (72), të dy nga Demir Kapia”, thonë nga MPB.
Ata shtojnë se vdekjen e ka vërtetuar mjeku i Ndihmës së shpejtë, ndërsa në koordinim me prokurorin publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi.
Sipas informacioneve jo zyrtare, burri më i moshuar ka vrarë fqinjin që ka jetuar mbi të dhe më pas ka kryer vetëvrasje.