Gjatë ditës së djeshme një fëmijë 10-vjeçar është dërguar pa shenja jete në QKMF në Malishevë.
Në vendin ku u gjet i vdekur 10-vjeçari, Policia ka bërë të ditur se është gjetur edhe një revole dhe një karikator.
“Nga emergjenca e QKMF, është informuar se nga familjarët, është sjellë pa shenja jete viktima mashkull kosovar (fëmijë). Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur një revole dhe një karikator. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Viktima është A. Kastrati nga fshati Zatriq i komunës së Rahovecit.