Zyrtarët policorë nga Njësia e Policisë Ndërhyrëse pranë SPB Shkup mbrëmë arrestuan dy persona që pak më herët kishin kryer një grabitje në një objekt tregtar në Parkun e Qytetit në Shkup. Më 29.11.2024, rreth orës 20:30, zyrtarët policorë të Njësisë së Policisë Ndërhyrëse reaguan pas një denoncimi paraprak për veprën penale “grabitje”, e cila po kryhej në një objekt tregtar në Parkun e Qytetit në Shkup.
Në momentin e mbërritjes së zyrtarëve policorë, autorët u kapën duke dalë nga marketi me armë zjarri në duar. Policia u dha urdhër të ndalonin dhe të hidhnin armën, por grabitësit tentuan të largoheshin me vrap. Pas kësaj, zyrtarët policorë qëlluan disa herë në ajër për paralajmërim dhe arritën t’i kapin e t’i neutralizojnë autorët.
Të dy janë arrestuar dhe, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike, do të dorëzohet padi përkatëse.