Nga MPB-ja njoftojnë se më datë 25.08.2018 në ora 03:20 në Sektorin për Punë të Brendshme në Kumanovë, A.D(30) nga Kumanova ka thirrur policinë dhe ka paraqitur se ka ndëgjuar detonim të bërë nga eksplozivi në hyrje të shtëpisë së tij.
Gjithashtu nga MPB-ja shtojnë se ekipet kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar se është vendosur eksploziv, dhe të lënduar nuk ka, por është shkaktuar dëm material në dritaret e shtëpisë.
Ndërsa njoftojnë se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.