Policia jep detaje për arrestimin e djeshëm të 41-vjeçarit nga Poroj, i caktohet paraburgim prej 30 ditësh

Më 12.11.2024, në ora 16:30, nga zyrtarët policorë të Departamentit për Krime Kriminalistike – Sektori për Krime të Përgjithshme dhe të Dhunshme, në bashkëpunim me SPB Tetovë – Departamenti për Krime të Përgjithshme, është arrestuar Sh.Sh. (41) nga fshati Poroj, për dyshim të arsyeshëm si autor i veprës penale “vrasje”, e kryer më 12.10.2013 në rrugën rajonale nga fshati Pirok drejt fshatit Zherovjan. Me urdhër të Gjykatës Themelore Tetovë, është kryer kontroll në shtëpinë e Sh.Sh.. Ndaj personit është ngritur kallëzim penal, dhe Gjykata Themelore Tetovë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.