Policia jep detaje në lidhje me zjarrin në Sallën Universale, janë ndaluar 3 persona

Policia ka dalë me njoftim në lidhje me djegien e Sallës Universale në Shkup

“Sot (09.04.2024) rreth orës 09:45 në SPB Shkup është raportuar se ka rënë zjarr në Sallën Universale në Shkup. Menjëherë pas denoncimit, në vendngjarje janë dërguar efektivë policorë dhe efektivë të Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri, të cilët kanë shuar zjarrin rreth orës 11.30. Dy personat E.S. (48) dhe A.T. (41) janë dërguar në Klinikën e Toksikologjisë me një automjet të ndihmës së shpejtë mjekësore për shkak të thithjes së tymit. Ekipet e EVN-së kanë ndërprerë furnizimin me energji elektrike në të gjithë afërsinë e sallës dhe në rr. “Petar Pop Arsov” kanë ngecur dy femra në ashensorët e pallatit, të cilat janë nxjerrë nga Njësia e Policisë Intervenuese. Lidhur me zjarrin, në Stacionin policor Qendër janë ndaluar tre punëtorë ndërtimi, të cilët në momentin e rënies së zjarrit kanë kryer punë, përkatësisht B.R. (50), Z.T. (60) dhe B.I. (53). Po merren masa për zbardhjen e rastit.