Policia izraelite bastis Xhaminë Al-Aksa

Policia izraelite bastisi Xhaminë Al-Aksa pas namazit të sabahut dhe më pas ajo u tërhoq nga kompleksi Aksa, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia izraelite filloi të marrë brenda të moshuarit dhe gratë të cilët kishin ardhur në Xhaminë Al-Aksa për namazin e xhumasë. Ndërkohë hyrja në Xhaminë Al-Aksa u ndalua në disa dyer për të rinjtë palestinezë.

Në dyert e Xhamisë Al-Aksa herë pas here ndodhën përleshje mes policisë izraelite dhe palestinezëve të mbledhur në dyert e Al-Aksës. Gjatë ngjarjeve të shënuara deri më tani thuhet se është arrestuar të paktën një palestinez.