Policia izraelite arreston rreth 150 palestinezë

Policia izraelite ka arrestuar të paktën 150 palestinezë të dyshuar për përfshirje në trazirat e djeshme në veri të Izraelit.

Zëdhënësi i policisë izraelite Micky Rosenfeld tha për Anadolu se arrestimet u bënë për shkak të ngjarjeve të djeshme në qytetet Ramla dhe Lod.
“Situata është jashtë kontrollit dhe është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në Lod natën e kaluar, kurse policia po punon për rivendosjen e rendit”, tha Rosenfeld.

Tra zirat në Lod shpërthyen dje gjatë ceremonisë së va rrimit të palestinezit të Musa Hussun nga një kolon hebre. Disa persona u plagosën dhe një automjet i policisë u dogj në trazira. Zyrtarët e qytetit kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Lod.