Policia intervenon dhe ndërpret dasmën në një objekt hotilerik në Gllumovë

Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në bashkëpunim me Inspektorë nga Inspektoratit Shtetëror i Tregut, ka ndërhyrë në një objekt hotilerik në fshatin Gllumovë të Sarajit, ku nuk janë respektuar protokollet kundër koronavirusit.

“Në objektin në pronësi të B.J (35) nga fshati Gllumovë, ka pasur një aheng familjarë, në të cilin kanë marrë pjesë 250 njerëz. Nga ana e nga Inspektoratit Shtetëror të Tregut do të ngriten kallëzime penale në bazë të nenit 260, për mosrespektim të vendimeve të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe urdhërpagesa në bazë të nenit 6 nga Rregullorja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për mos bartje të maskave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka intervenuar rreth orës 21.00 dhe më pas dasma është ndërprerë.