Policia ia th*yen tre brinjë një qytetari duke e rra*hur sepse hyri në të kuqen

Një qytetar në Gjakovë ka përfunduar në spital për shkak se ndaj tij është përdorur dh*unë nga policia. Arsyetimi për këtë rrahje ishte se ai nuk u bindë ndaj urdhrit për t’u ndalur, pasi që nuk kishte respektuar rregullat e komunikacionit, raporton Sinjali.
Policia ka thënë se për trajtim në spital me qytetarin ka shkuar edhe një zyrtar policor, i cili, sipas tyre, kishte pësuar lë*ndime gjatë arre*stimit të qytetarit.

Por, sipas policisë, qytetari nuk kishte lën*dime serioze. Madje, në përgjigjen e tyre thuhet se ai ka pasur vetëm “gër*vishtje në fytyrë” nga “dhu8na e butë” që zyrtarët policorë u detyruan ta përdornin.
“Qytetari i sjellë në shoqërim të policisë, i cili ishte arr*estuar për shkak të mosrespektimit të urdhrave të policisë, ka pësuar lë*ndime të rënda trupore, më saktësisht deri më tani janë konfirmuar tri brinjë të thyera”, thanë qytetarët në kushte anonimiteti.

Se ekziston dyshimi që ka elemente të veprës penale në këtë rast, provohet me përgjigjen e Inspektoratit Policor të Kosovës.
“Mund të konfirmoj që hetuesit tanë janë të informuar për rastin dhe janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke marrë veprime hetimore, konform autorizimeve ligjore të Inspektoratit Policor. Hetuesit janë ende atje, në Gjakovë”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.
Ndërkaq nga Prokuroria Themelore në Gjakovë thanë se informacione për këtë rast mund të ndajnë me mediat vetëm nesër në mëngjes.