Policia i thotë të venë maskë, tetovari e ofendon rëndë!

Më 13.11.2020 në ora 13.45 në Stacionin Policor Gostivar është raportuar se në magjistralen A2 nga zyrtarë policorë nga SPB Tetovë është ndaluar automjeti i ngarkues “Ford” me targa të Tetovës e drejtuar nga K.M. (31) në të cilin si pasagjer kanë qenë M.S. (36) dhe 😭. (31) të gjithë nga Tetova dhe gjatë kontrollit u konstatua se dy pasagjerët nuk kanë pasur maskë mbrojtëse në fytyrë dhe u është thënë se do të urdhëroheshin të paguanin një gjobë sipas Neni 66B paragrafi 5 pas së cilës M.S. është afruar tek automjeti i policisë dhe ka filluar të ofendonte efektivët e policisë. Personi është mbajt në Stacionin Policor Gostivar për procedura të mëtejshme.