Mbrëmë (11-mars) rreth orës 01 e 45 minuta në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, pjestarët e policisë nga Sektori i punëve të brendshme Tetovë, e kanë privuar nga liria 56-vjeçarin A.E. nga Tearca e Tetovës, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur heroinë.
I njëjti është mbajtur në Stacionin policorë Tetovë, dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të përgatitet parashtresë adekuate penale./PaCensurë