POLICIA FINANCIARE: TODOROVIQ KA KTHYER PARATË, POR DO TË PËRGJIGJET

Muaremi: Rast i realizuar me sukses nga projekti “Shkupi 2014”


Ish-Kryetari i Komunës Qendër Vlladimir Todoroviq i cili është i dyshuar për malverzimme me para për ndërtimin e urës “Syri” ka paguar 437 mijë euro në llogarinë e Komunës. Ai bashkë me dy të tjerë – ish-sekretarin e Komunës Qendër dhe i punësuar në Sektorin për rregullimin e tokës ndërtimore kanë marrë kallëzime penale për keqpërdorime të parave komunale. Siç ka njoftuar në konferencën e sotme për shtyp Drejtori i Policisë Financiare Arafat Muaremi, bëhet fjalë për një rast të realizuar me sukses nga projekti “SHkupi 2014”. /Art Channel/