Policia financiare të hënën do të hyjë në qytetin e Shkupit


Policia financiare të hënën do të hyjë në Qytetin e Shkupit në lidhje me furnizimin për dekorimin e qytetit për fundvit.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska ka informuar se dekorimi i kryeqytetit do të kushtojë 30 mijë euro, shumë më pak se vitet paraprake.

Pas vërejtjeve të opinionit për dekorimin e Shkupit dhe reagimit se nuk është publikuar tender, nga Qyteti i Shkupit ka dalë me informacion se dekorimi i sheshit, rrugëve kryesore dhe bazarit të fundvitit janë financuar nëpërmjet thirrjes publike i cili ka qenë në përputhje me aktet dhe rregullore sikurse edhe thirrjet tjera publike.

Kjo ishte thënë disa herë, e shpjeguar në detale dhe në mënyrë transparente e prezantuar para opinionit. Që këtu, çdo ‘lajm’ tjetër është tentim për manipulim, senzacionalizëm dhe spekulime”, informojnë nga Qyteti i Shkupit