Policia financiare: Bastisja apsolutisht e panevojshme

Më 18 Korrik nga hetuesit e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar ishin bastisur hapësirat e Drejtorisë për Polici Financiare me urdhër të Gjykatës Penale – Shkup dhe Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Policia Financiare, njofton se hetuesve u është lejuar qasja në këto hapësira dhe realizimi I urdhërave, mirëpo sic thonë, përmbajtja nuk ka plotësuar bazat formale.

Policia Financiare, sic percjell KlanM, shtron pyetjen se në bazë të të cilave indikacione dhe dëshmive është udhëhequr parashtruesi I kërkesës për bastisje, për shkak se sic thonë, është respektuar vetëm forma e jo edhe thelbi për një urdhër të këtillë.

“Nevoja për zbatimin e bastisjes, absolutisht është e panevojshme duke marrë parasysh se konform kompetencave Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, mundet që në çdo moment të na drejtohet dhe vetëm me një kërkesë mund ta marrë secilën lëndë për të cilën interesohet, por edhe çdo dokument për të cilin vlerëson se është i nevojshëm”, deklaruan nga Policia Financiare.

Policia Financiare, sic thuhet në komunikatë, për shkak të mungesave thelbësore të urdhërit për bastisje, mënyrës së procedurës, mangësive të ndryshme, jologjikshmërisë, daljes jashtë kornizave të praktikës ligjore, ka dorëzuar ankesë në Prokurorinë Publike të RMV-së.

Policia Financiare, sic njofton KlanM, thotë se me këto veprime është dëmtuar imazhi I Drejtorisë, punonjësve, por edhe është dëmtuar imazhi dhe integriteti I Drejtorit të këtij institucioni, me cka ulet besimi I qytetarëve në sisitemin e jurisprudencës dhe cënohen themelet e shtetit juridik.