Policia ende në kërkim të të dyshuarit për plagosjen e trefishtë në Pejë

Tre persona kanë mbetur të plagosur mbrëmë në Pejë pas një përleshje që ndodhi në afërsi të një furre në këtë qytet. Për motive akoma të panjohura, viktimat, babai me dy djemtë u qëlluan me armë zjarri, ndërsa i dyshuari ka ikur. Policia dhe Prokurori i Shtetit kanë nisur hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar.

Gazeta Sinjali ka raportuar mbrëmë ekskluzivisht se personi që po kërkohet për plagosjen e trefishtë në Pejë është: Agron Gashi.

Policia e Kosovës, sot herët në mëngjes e ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të lokalizuar të dyshuarin. Gashi sipas Policisë dyshohet për veprën penale – vrasje e rëndë në tentativë.