Policia është ende në kërkim të një personi tjetër nga aksidenti i djeshëm pranë fshatit Rashçe, kur një automjet doli nga rruga dhe ra në lumin Vardar. Bëhet fjalë për personin e katërt që ndodhej në automjet në momentin e aksidentit, i cili, sipas dëshmive të familjarëve, drejtonte automjetin.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi këtë mëngjes se mbrëmë në orën 21:05 ekipet e Njësisë Speciale Kundër Terrorizmit “Tigrat” nxorën nga ujërat e lumit Vardar një automjet të markës “Audi”, në të cilin u gjetën tre persona të vdekur. Sipas informacioneve të djeshme nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), bëhet fjalë për tre gra.
Në automjet ndodhej edhe një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte hedhur jashtë automjetit para se ai të bie në lumë. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se fëmija u gjet nga kalimtarë të rastit, të cilët e dërguan në Klinikën për Sëmundje Kirurgjikale “Shën Naumi i Ohrit”, dhe nga aty u transferua në Qendrën Klinike.
Në një deklaratë për TV Sitel, Klinikën për Kirurgji Pediatrike njoftuan dje se fëmija ndodhet në gjendje të qëndrueshme, por për shkak të natyrës së lëndimeve, ai është mbajtur për vëzhgim.