Policia e Tetovës shpall në kërkim një banor të Batincës së Shkupit-ja arsyeja

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, deri në Prokurorinë Themelore Publike-Tetovë, ka dorëzuar fletëparaqitje penale ndaj 56-vjeçarit A.A.

nga fshati Batincë e Shkupit, për shkak të bazave të dyshimit se ka qenë kryerës 9 vjedhjeve të rënda dhe tentime për vjedhje të rënda.

Personi A.A. dyshohet se në periudhën prej muajit tetor të vitit 2015 deri në muajin dhjetor të vitit 2018, i ka kryer vjedhjet nëpër banesa në Tetovë,

ku me forcë ka hapur dyert e banesave dhe në të shumtën e rasteve ka vjedhur stoli prej ari, telefona celularë, para dhe prodhime tjera teknike ( Orë, Tabletë dhe Laptop).
Ndaj të dyshuarit A.A, është shpallur urdhër për gjetjen e tij.