Policia e Tetovës në aksion nëpër baret e natës, kapen disa shtetase të huaja që punonin ilegalisht


MPB njofton se me datë 24.07.2024, në periudhën nga ora 23:00 deri në ora 03:30, punonjësit policorë nga SPB Tetovë NJP-Gallatë kanë kryer aksion kontrollues në një objekt hotelik në afërsi të magjistrales Tetovë-Gostivar, në pronësi të personit R.B.(49) nga Gostivari, me qëllim gjetjen e shtetasve të huaj që banojnë dhe punojnë ilegalisht në zonë dhe personave të cilët janë në kërkim për arsye të ndryshme, prania e të miturve pas orës 24:00 në objektet hotelierike, si dhe kontroll ndaj automjeteve. Gjatë kontrollit është ndaluar pronari R.B. dhe F.B.(48) nga Dobërdolli i Gostivarit, të cilët kanë qenë të shpallur në kërkim me urdhër të gjykatës, për vuajtje të dënimit me burg. Gjatë kontrollit janë ndaluar edhe 4 shtetas të huaj të moshës 33 deri në 49 vjeç nga Shqipëria dhe Kosova, të cilat qëndronin në zonë të padeklaruara dhe kanë abuzuar me qëndrimin turistik.
Gjatë kontrollit, në një objekt tjetër hotelik në Negotinë të Pollogut janë gjetur dhe ndaluar tre shtetase nga Republika e Shqipërisë të moshës 31 deri në 33 vjeç, të cilat nuk kishin qëndrim të rregulluar në zonë. Ata janë ndaluar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Pa Censurë