Policia e Tetovës ndalon dy gra nga një lokal përgjatë autostradës

Njëra, shtetase e Shqipërisë e tjetra nga Ukraina. Të dyja pa qëndrim të rregulluar, janë ndaluar nga policia në një lokal në rrethin e Tetovës.

“Mbrëmë (21-janar) rreth orës 01:30, në një objekt hotelierik përgjatë autostradës Gostivar-Tetovë, zyrtarët e policisë nga SPB Tetovë kanë ndaluar 23-vjeçaren A.B.nga Republika e Shqipërisë dhe 41-vjeçaren A.S. nga Ukraina, nën dyshimin se kanë keqpërdorur qëndrimin turistik, pra qëndrimi në kundërshtim me qëllimin”, thonë nga SPB – Tetovë.

Dy shtetaset e huaja janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedura të mëtutjeshme./KlanMacedonia