Policia e Tetovës me aktivitetete përfundimtare të projektit parandalues-arsimor “Stop gjuhës së urrejtjes”,

Nesër Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë do të fillojë me aktivitetet përfundimtare të projektit parandalues-arsimor “Stop gjuhës së urrejtjes”, bartës i të cilës është Departamenti i Parandalimit, i cili përmes ligjëratave speciale deri më tani mbuloi gjithsej mbi 3000 nxënës të vitit të parë të shkollave të mesme nga rajoni i Pollogut. Si pjesë e këtyre aktiviteteve, pesëdhjetë nxënësve dhe mentorëve të tyre do të shpërndahen materiale për pikturim, me të cilat ata do të krijojnë vepra arti në shtëpitë e tyre me temën “Mos fyen, respekto diversitetin”.

Punimet, të cilat do të krijohen me këto materiale në fund të muajit, do të ekspozohen në Tetovë dhe Gostivar, me një mesazh për ti penguar rrugën gjuhës së urrejtjes e cila, për fat të keq, është e pranishme, kryesisht në rrjetet sociale dhe në të cilat më së shpeshti përfshihen nxënës të shkollave të mesme.
Qëllimi i projektit është të dërgojë një mesazh për të respektuar mendimet, përkatësitë dhe orientimet e ndryshme, me qëllim inkurajimin e vlerave dhe kritereve reale tek të rinjtë dhe zvogëlimin e dhunës dhe veprimeve të tjera, si rezultat i gjuhës së urrejtjes të shprehur më parë.