Policia e Prizrenit kthen 26 lypsarë në Shqipëri

Në një aksion të zhvilluar sot në mëngjes në Prizren policia e këtij qyteti ka shoqëruar në stacion policor 32 lëmoshëkërkues, 26 nga të cilët për mungesë dokumentesh i ka kthyer në Shqipëri.

“Janë shoqëruar për në stacion policor 32 persona. 26 prej tyre janë kthyer në Shqipëri për shkak të mungesës së dokumentacionit për qëndrim legal në Prizren”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia njoftoi se në këtë grup ka kapur edhe një të dyshuar për vjedhje.

“Në mesin e tyre është identifikuar edhe një i dyshuar i cili po kërkohej nga policia për një rast të vjedhjes”, tregoi policia.

Sipas policisë aksioni kundër lypsarëve u zhvillua në rrugët “Mon Karavidaj” dhe “Meleq Begu” duke vazhduar dhe në Shatërvan e gjetiu “pas disa ankesave të qytetarëve dhe bizneseve”.