Policia e ndalon shoferin që ngiste maunën me fotografinë e Putinit në Pejë

Një maune me fotografi të presidentit rus, Vladimir Putin është futur sot nga Serbia në Kosovë, më saktësisht ne qytetin e Pejës. Ndërsa Policia bën të ditur se ngasësin e maunes e ka ndalur.

Fadil Gashi, nga zyra për informim e policisë Rajonale të Pejës ka deklaruar se policia është duke u marrë me këtë rast dhe se personi në fjalë është ndaluar.

“Personin qe po e ngiste automjetin e ka ndaluar policia dhe po e trajton rastin”, tha shkurt Gashi.