Një i dënuar për vepra të ndryshme penale, është arres*tuar nga Policia e Maqedonisë së Veriut pasi nuk e kishte mbajtur gjithë dënimin në Bur*gun e Idrizovës.
“Punonjësit policor në rajonin e Kisella Vodës e kanë arrestuar 38 vjeçarin S.K. nga Shkupi. Ai ka qenë në kërkim me Fletarrestim nga Burgu i Idrizovës për vuajtjen e dënimit me bu*rg prej 3 viteve, 4 muajve dhe 17 ditëve, nga gjithsej 12 vite e 4 muaj”, sqarojnë nga MPB-ja.
Raportohet që ai ka qenë i dënuar në bazë të nenit 123, 386 dhe 243 nga Kodi Penal, për çka do të vazhdojë të mbajë bur*gun.