Policia e Maqedonisë me “vetura inteligjente”, do të regjistrojnë shkeljet në komunikacion

Policia e Maqedonisë u bë me dy automjete, të pajisura me sistemin PolCam, pajisje e brendshme e krijuar për kontrollin dhe monitorimin e trafikut dhe shkeljeve në komunikacion.

Sistemi PolCam lehtë i dokumenton shkeljet e trafikut si: kalimi në semafori të kuq, drejtimi me shpejtësi më të madhe se sa lejohet, parakalimet e paligjshme dhe shkelje të tjera, si dhe shpejtësia e lëvizjes së automjeteve mund të matet në një distancë fikse dhe të ndryshueshme nga automjetet.

Pajisja mundëson një regjistrim video prej 25 fotosh në sekondë, një hartë që tregon vendndodhjen ku është realizuar videoja, si dhe ekziston një opsion për të gjetur dhe njohur automatikisht targat që kanë kryer shkelje. Automjetet ja dorëzoi MPB-së Kryetarja e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, Gordana Kozhuvarovska./tv21.tv