Policia e Kosovës su*lmohet sërish me ar*më zjarri në veri

Policia e Kosovës sërish është su*lmuar me ar*më zjarri në në veri. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë, Baki Kelani. Kelani ka thënë se një njësi patrulluese kufitare në Zupçe të Zubin Potokut është su*lmuar në orët e hershme të mëngjesit. Nga ky su*lm thekson se nuk ka persona të lënduar.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit, konfirmojmë se është su*lmuar një njësi patrulluese kufitare, në fshatin Zupçe të Zubin Potokut. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, ku në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore të rendit nga stacioni policor Zubin Potok, të cila kanë njoftuar se njësiti kufitar janë su*lmuar me ar*më zjarri, përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar”, ka deklaruar Kelani.

Tutje ka shtuar se Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin, përderisa ka shtuar masat policore me qëllim të sigurisë së zyrtarëve policorë dhe qytetarëve.

Ndërkaq, duhet theksuar se javën më parë, policia në veri ishte su*lmuar me granatë dore dhe AK 47.
MPB e ka konsideruar si akt terrorist, duke thënë se është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policor por dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës. Rastin e kishte dënuar edhe shefja e UNMIK-ut Caroline Ziadeh.
Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, javëne kaluar, Ziadeh su*lmin në veri e ka konsideruar incident shqetësues.

“Incidente shqetësuese kanë ndodhur në veri të Kosovës. Su*lmet kr*iminale kanë qenë shumë të forta. Ka pasur edhe gjuajtje me ar*më ndaj patrullave policore. Ata që kanë kryer këto vepra duhet të sillen para drejtësisë”, ka deklaruasr ajo.