Nëse shihni këtë person lajmërojeni policinë/FOTO


Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë e qytetarëve për kapjen e një personi të dyshuar për vjedhje.

Vjedhja ka ndodhur në maj të këtij viti.

Ata që e shohin këtë person, policia kërkon që t’a lajmëroni në numrin 192.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar.

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, Vjedhje, që ka ndodhur në maj të vitit 2023, në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.