Policia e Kosovës arreston kameramanin gjatë ngjarjes live sa ishte ne krye të detyrës në një konferencë për media të organizuar nga menaxhmenti i ndërmarrjes ‘Agro Kosova’.
VIDEO
Policia e Kosovës arreston kameramanin gjatë ngjarjes live sa ishte ne krye të detyrës, Albion Selitaj, i cili ishte duke mbuluar Live ngjarjen nga ndërhyrja e AKP-së për të marrë në menaxhim zyrat e ndërrmarrjes AgroKosova Holding në Suharekë.
Policia kishte shkuar që të urdhëronte lirimin e objektit, dhe në atë moment iu kishte kërkuar edhe gazetarëve të dilnin jashtë. Kameramani iu kërkon policëve që të mos i bëjnë presion sepse ai do të dalë vetë nga aty. Policët nuk e presin, dhe e kapin në mënyrë të dhunshme për ta nxjerrë nga aty.
Ata më pas e prangosin kameramanin dhe e dërgojnë për në stacion policor. Pavarësisht se kameramani u shpreh se do të dilte nga aty, por pa presion sepse i duhej që të kujdesej të mos e dëmtonte kamerën e tij, policët në mënyrë të dhunshme e tërhoqën nga aty, atë bashkë me mjetin e tij të punës.