Sonte (06.01.2024) në Shkup, në zonën e Çairit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria M.Q.(32), N.S. (28) dhe N.S.(35) nga Shkupi duke vepruar pas kallëzimit se sot rreth orës 20:30 në territorin e Kisella Vodës kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas së cilës janë larguar. Por, pas masave të marra nga punonjësit e policisë, të treve iu është hequr liria. Gjatë kapjes ata kanë sulmuar efektivët e policisë. Pas dokumentimit të rastit do të bëhen parashtresat përkatëse.