Policia ba*stis banesat e ish kryeministri Nikolla Gruevski në Shkup

Sot në Shkup policia ka kryer ba*stisje në banesat e Nikolla Gruevskit në Shkup, kanë njoftuar burime policore. Sipas tyre, ba*stisja është kryer në orët e paradites.
Siç shkruan “Slloboden Peçat” më herët ba*stisje janë kryer edhe në disa objekte në Prilep, pronë e ish ministrit të transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievski. Nga policia kanë konfirmuar ba*stisjet në Prilep dhe Shkup, por pa përmendur pronarët e tyre.

Ba*stisjet kanë të bëjnë me dy*shimet lidhur me rastin “Parcelat në Vodno”. Në këtë rast, Gruevski aku*zohet se ka mundësuar që me para të grumbulluara për partinë të blehen parcela në Vodno përmes kompanisë së kumbarës së tij, Novaçveski.
Në këtë aferë janë të dy*shuar edhe Nenad Josifoviq dhe Ratka Kamçeva.