Policia ba*stisi shtëpitë e kolegëve të tyre! Dyshohen se kanë zbuluar sekret shtetëror

Policia hyri në shtëpitë e tre kolegëve të tyre, shkaku i dyshimeve se kanë zbuluar sekret shtetëror apo ushtarak dhe se e kanë keqpërdorur funksionin e tyre për rastin që e publikoi opozitarja VMRO-DPMNE për zhvatje në TEC Manastir.

“Sektori për kr*im kompjuterik dhe forenzikë digjitale në koordinim me Prokurorinë Publike për ndjekjen e kr*imit të organizuar dhe ko*rrupsionit, veproi me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Pe*nale-Shkupi për ba*stisje në vendet e punës, shtëpive dhe automjeteve të tre zyrtarëve policorë, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra pe*nale: “zbulim i një sekreti shtetëror” sipas Nenit 360, “keqpërdorim i një sekreti zyrtar, shtetëror apo ushtarak” sipas Nenit 360-a dhe “keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimeve” sipas Nenit 353 të Kodit Pe*nal. Janë realizuar edhe biseda zyrtare me këta policë dhe po ndërmerren masa dhe aktivitete shtesë për zbardhjen e këtij rasti”, thonë nga MPB.

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski tha se Prokuroria Publike dhe MPB-ja i mbrojnë fajtorët e vërtetë që i kanë fa8lsifikuar dokumentet.
“Dje në vend që të përhapnin panik nëpër institucionet dhe te njerëzit, Prokuroria publike dhe MPB-ja duhej t’i thërriste në bisedë dhe të japin deklarata ata që janë përmendur në de.noncimin se kanë kërkuar ryshfet, vëllai i kryeministrit, Vice Zaev, Vasko Kovaçevski, Stole Çifligaroski si dhe ata që kanë te*ntuar të fa*lsifikojnë dokumente dhe të fshehin emra të dikujt”, tha Arsovski.

Përndryshe, sipas pohimeve të opozitës, drejtori i TEC Manastirit Vasko Kovaçevski ka kërkuar prej pronarëve të kompanisë Rubiton nga Manastiri, e cila ka marrë tenderin për gërryerjen e qymyrit, të heqin dorë nga tenderi me qëllim që të njëjtin ta marrë kompania SV Invest. Pasi pronarët e kanë refuzuar këtë kërkesë, u ishte kërkuar të paguajnë 250 mijë euro që të mund të punojnë.

Opozita në këtë rast e përmendi vëllain e kryeministrit, Vice Zaev i cili i demantoi ak*uzat. Reaguan nga LSDM-ja se opozita përhap lajme të rrejshme dhe nëse ka fa8lsifikim të dokumenteve, Mickoski duhet të ak*uzojë kuadrot e tij në qeverinë e atëhershme teknike. Me demant doli edhe SHA ESM dhe dega e TEC Manastirit, prej ku shpjeguan se kompania e cila e ka marrë tenderin nuk i ka kryer me kohë obligimet sipas marrëveshjes.